Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Perimja e duhur për rënien e shëndetshme nga pesha

schedule09:36 - 29 Korrik, 2020

schedule 09:36 - 29 Korrik, 2020

Patëllxhani është një nga perimet më të shëndetshme dhe të pasura në vlera ushqyese. Ka shumë spekullime se patëllxhani mund të mos jetë një aleat në misionin e rënies nga pesha.

Një patëllxhan i qëruar që peshon 458 gramë ofron 114 kalori.

Duke marrë në konsideratë këto të dhëna, ekspertët thonë se patëllxhani është i mirë për rënien në peshë.



Sipas Agroweb, një patëllxhan i qëruar ofron 50% të dozës së nevojshme ditore për fibër. Kjo e fundit ndihmon për rënien nga pesha sepse ka aftësi ngopëse, rrjedhimisht ju do të merrni më pak kalori sepse do të ngopeni shpejt.

Nëse jeni të ngopur, nuk do të keni nevojë të konsumoni vakte të pasura me yndyrë të cilat ju bëjnë që të shtoni në peshë. Përveç fibrës, patëllxhanët përmbajnë pak yndyrë. Një racion prej 100 gramësh ofron 0.2 g yndyrë.

Patëllxhanët përmbajnë edhe saponinë, një substancë që ul nivelin e përthitthjes së yndyrnave nga ushqimi, një nga fajtorët e shtimit në peshë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!