Përhapja e mutacionit të COVID, Delta ka shkaktuar alarm te autoritetet shëndetësore vendase.
Mediat greke bëjnë me dije se deri tani janë konfirmuar 20 raste me këtë mutacion në Kretë.
Për këtë arsye është thirrur një mbledhjen e jashtëzakonshme në orën 15:30. Duke folur për Sky, presidenti i EODY, Panagitiotis Arkoumaneas deklaroi se rastet e mutacionit Delta deri tani janë shfaqur në Athinë Kretë dhe Korint.
Arkoumaneas theksoi se deri në fund të Gushtit mutacioni i tipit Delta do të jetë përhapur më shumë në Greqi ndërsa alarmi është për ata që nuk janë vaksinuar ende. m.v/abcnews.al