Përgjysmon rrezikun e vdekjes, sa kushton pilula kundër Covid-19?

schedule16:01 - 4 Nëntor, 2021

schedule 16:01 - 4 Nëntor, 2021

Britania e Madhe ka futur në treg pilulën “Mulnopiravir” kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania “Merck”, e cila është vërtetuar se rrit ndjeshëm imunitetin e pacientëve duke shmangur në një pjesë të madhe humbjen e jetës.

Britanikët kanë porosituar 480 mijë kuti të kësaj pilule nga kompania “Merck”, e cila vetëm një muaj më parë konfirmoi përmes testeve të kryera se ilaçi jep efekte maksimale.

Por sa kushton ky ilaç dhe a është i përballueshëm?

Mësohet se një kuti nga ilaçi në fjalë kushton rreth 700 dollar, ndërsa një pilulë rreth 18 dollarë.

Çdo kuti ka 40 pilula brenda saj.

Testet

Sipas të dhënave të publikuara javën e kaluar, ilaçi eksperimental antiviral Molnupiravir i zhvilluar nga  Merck & Co  përgjysmon rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital për shkak të COVID-19 .

“Një ilaç oral i sigurt, efektiv dhe i përballueshëm mund të jetë një hap i madh përpara në luftën kundër COVID-19,” tha Peter Horby, një profesor në Universitetin e Oksfordit i specializuar në sëmundjet infektive.

Në studim, morën pjesë disa pacientë me simptoma të lehta ose mesatare, simptomat e të cilëve nuk zgjatën më shumë se pesë ditë.  Sipas Merck,  Molnupiravir është efektiv kundër të gjitha varianteve të koronavirusit, përfshirë Delta. Kompania farmaceutike amerikane pret që të prodhojë 10 milionë dozave deri në fund të vitit 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!