Përgjimi për legalizimet, Vasili: T’u japim goditje në zemër mashtruesve që luajnë me fatet e njerëzve

schedule20:18 - 20 Prill, 2021

schedule 20:18 - 20 Prill, 2021

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar nga Vlora përgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku kreu i Kadastrës Artan Lame dëgjohet teksa jep udhëzime për të përdorur procesin e legalizimit për fushatë.

Në një prononcim për mediat, Vasili tha se mazhoranca ka vetëm linjën e mashtrimit ndaj qytetarëve. Gjithashtu ai kërkoi pjesëmarrje masive në 25 prill.

“A ka mundësi dhe moral në Vlorë të kërkojnë vota? Duke parë qartësisht se kush drejton listën e Vlorës, Gjiknurët dhe Qendrot paturpësia nuk ka fund. Në Vlorë ka vetëm një garë, për kandidatët e LSI. Vlora kurrë nuk është vendi që riciklon mbeturina. Pashë edhe qoshe rruge të shqyera në Selenicë. Një fitore e jashtëzakonshme do të jetë në Vlorë. Mesa duket është e qartë që të gjithë kanë një linjë atë të mashtrimit. Ju sot jeni njohur me një regjistrim tronditës sesi mbi 100 mijë familje edhe në Vlorë, i mbajnë me mashtrim qytetarët. Brenda një nate mijëra familje të gdhihen në mjerim dhe të mos kenë asnjë alternativë tjetër. Po të isha unë kandidat thotë Artan Lame do t’u thoja ska gjë do t’i shtyja dhe një ditë më mbrapa do të legalizohen. Nga Vlora vjen vetëm një mesazh: asnjë minutë për të humbur të gjithë bashkë në kutitë e votimit. Goditje mu në zemër mashtruesve dhe banditëve që luajnë me fatet e njerëzve, të cilët nuk e kanë për turp ta bëjnë tokë të djegur Vlorën për interesa të oligarkëve dhe hajdutëve,” tha Vasili. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!