Përgjimi i Lames, Shehi: Legalizimet falas sollën Ramën në pushtet, ato do t’i vendosin vulën e humbësit

schedule15:40 - 20 Prill, 2021

schedule 15:40 - 20 Prill, 2021

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka reaguar për përgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha në ABC, ku kreu i Kadastrës Artan Lame përdor legalizimet për fushatën e PS.

Shehi në një reagim shprehet  se premtimi për legalizimet falas sollën Edi Ramën në pushtet dhe sipas tij do të jenë po legalizimet që do t’i vendosin vulën e humbësit.

“Legalizimet falas të sollën në pushtet, legalizimet të vendosën vulën e humbësit  dhe mashtruesit!

Premtimi për legalizime falas në fund të fushatës të solli një bum votash në vitin 2013, çka solli dhe rrotacionin. Legalizimet falas rezultuan mashtrimi më i madh në tetë vite, ashtu siç ishin premtimet për shëndetësi falas, për arsim falas dhe për rritje ekonomike. Skandali i fundit ku kreu i Kadastrës Artan Lame, flet ne emër të kryeministrit se si ti mashtrojnë qytetarët për legalizimin i vë vulën shkërmoqjes shtetit, i vë vilën paturpësinë dhe hajnisë së këtij shteti që për tetë vite talli dhe rrënoi shqiptarët. Me 25 prill shqiptarët nuk do t’ja falin poshtërimin Edi Ramës dhe shpurës së tij.  Shqiptari gjithë jetën punon për një pronë, vlera e së cilës ka rënë nga paratë e krimit të injektuara në ndërtim. Për të legalizuar këtë pronë të ndërtuar me djersë shqiptarit i duhet të poshtërohet nga shteti, nga Lame nga Rama dhe sekserët e tyre. Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie janë ato fjalë të Artan Lames dhe jo video me mesazhe në facebook të Ramës e kukullave të tij. Me 25 prill votojmë së bashku për t’ju rikthyer dinjitetin . Paturpësia dhe rrënimi i shtetit kanë emër, ai është Edi Rama!” deklaron Shehi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!