Gjykata e Posaçme konfirmoi sot masat e sigurisë të dhëna në mungesë për 23 të arrestuarit e operacionit të madh anti-drogë në zonën e Skraparit.
Një ditë më parë, SPAK njoftoi se kishte lëshuar 23 urdhër arreste për një grup personash të pëfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Mes të arrestuarve janë edhe katër oficerë policie, të akuzuar si të përfshirë në këtë skemë kriminale.
Sipas SPAK, të përfshirë ishin shefi i Policisë Poliçan Neritan Naska, administratori i Njësisë Administrative Tërpan, Edmond Zotko, kryeplaku i Çorrogjafit Fatos Lamaj, etj.
SPAK deklaroi se kreu i këtij grupi kriminal ishte Arben Lekli, i cili organizonte dhe koordinonte personat në fjalë.
Lekli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi vetëm pak javë më parë, OFL i kishte dërguar formularin për deklarimin e pasurisë sepse rezulton i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike.
Lexo edhe: Drogë në Itali dhe trafik të miturish, OFL u çon formularin 5 të dënuarve
SPAK ka nisur përgjimin që në qershor të vitit të shkuar, ku mes personave të mbajtur nën hetim janë edhe dy punonjësit e policisë Klement Zeqo dhe Neritan Naska.
Më poshtë, bisedat mes tyre:
A-Klement Zeqo.
B – Neritan Naska
A-urdhero shef, B-si e kalove? A-mire ca bere? B-ore, lagjen Lekli ne kemi? Ka? A-po B-ku është? A-Ne Çorogjafe, B-Ne Çorogjafe? A-po, B-kemi, e kemi lene ne ate Çorogjafen? A Po kemi bere ne Çorogjafe shume pjese, edhe aty kemi kaluar, B-e kemi bere kete lagjen? Po ka mendje, A-nuk te degjoj, B-merak, meraqe kshu, A-alo, B-mire hajt se flasim?
Gjatë transkriptimit të përgjimit të datës 03.09.2020, rezulton biseda me përmbajtje si më poshtë:
A- Neritan Naska
B- Klement Zeqo
B-Urdhero Shefo? A-Ku e keni planin sot, B-Ne Terpan, A-Me mori Ermali,dhe me tha se ku i ke sot, une i thash qe sot janë ne Terpan, .B-Po mire po dalim vete ne sot andej dhe po kontrollojmë gjithë territorin e Terpanit, A-Ok shikoje vete keto gjera.
A- Neritan Naska
B – Klement Zeqo
B- Kur te mer shefi jot, ti thuaj qe ne jemi duke kontrolluar grupet e kontrollit i kam ne teren. A Mire mire se i thash se i kam forcat ne teren duke kontrolluarne Terpan, se me tha dhe Fatmiri.B-Po merre vete Fatmirin, dhe thuaj se i kam cuar forcat ne teren duke kontrolluar.
A-He ore. B-Ne te djathte te dronit A-Mire , mire
B-Gjetem nja 11-13 gropa, bosh ska gje.
A Mire, mire ne anën e lumit gjetëm 40 cope, afër lumit.
B-Po mire A-Prit se po me merre Fatmiri. /abcnews.al