Para shtrimit në spital të nënës së saj e cila do të operohej jashtë radhe nga mjeku Edvin Prifti, kryesekretarja e Gjykatës së Krujës flet me një të afërm në lidhje me pagesën.
Ajo i thotë se ka kërkuar që nënën e saj ta lënë në një dhomë me dy krevate dhe jo në ato me pesë, duke e qenë se ajo i ka “respektuar”, duke i dhënë para.
- Lexo edhe: “Më duhen edhe 1000 euro, kujt t’i bie në qafë”, familjarët marrin borxh për të paguar mjekun
Më pas në datë 6 Korrik Manuela Mallkuçi, flet me të afërmen e cila e ka adresuar te mjeku Edvin Prifti, pasi ai “të mbaron punë për 2 mijë euro”.
Në bisedën e zbardhur nga Abcnews.al nga dosja hetimore e SPAK del se Manuela është takuar me mjekun e Edvin Prifti duke u prezantuar përmes “Files” Trëndafile Vargu, kryeinfermiere e repartit të djegieve e cila i gjen pacientët Priftit.
Pjesë nga përgjimet
Manuela: O gene
Migena: O ela ku je
Manuela: Jam t’u marr te urgjenca një firmë po qenkan doktorët në mbledhje
Migena: Mirë shif se ke Hiken poshtë
Manuela: Po pra po Hikja nuk kishte vend më tha kryeinfermierja, e respektova kryeinfermieren unë por nuk ka vend
Migena: Shkove, hyre?
Manuela: Isha te Edvini, unë se më mori të parën sa zbriti Edvini, ju jeni ato të Files tha, po
Migena: Bravo
/mv.abcnews.al