Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e kësaj të hënë në seli me drejtuesit politik të qarqeve.
Balla ka theksuar se në këtë takim është diskutuar në lidhje me listën e deputetëve dhe së shpejti pritet që të jenë gati dhe emrat përfundimtar të kandidatëve.
“Shumë e rëndësishme është se për shkak të mundësisë që ka ofruar Kodi Zgjedhor, për të votuar jo vetëm partinë dhe kandidatët, e gjithë lista do të jetë një listë uniforme. Do të jenë qytetarët ata që do ta bëjnë renditjen. Në shumë lista, në shumë qarqe, lista do të ndryshojë sipas preferencave të qytetarëve. Ne e kemi pothuajse gati listën.
Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe në takime që raportohen në mënyrë vijuese, për ecurinë e fushatës në strukturat e PS, për përgatitjet e nevojshme për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Kemi hyrë në atë procesin 4 mujor para zgjedhjeve, të gjithë jemi të detyruar të zbatojmë rregullat e KQZ.
Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet e 25 prillit të jenë me standarde demokratike. Shpresoj dhe që këto zgjedhje të jenë të gjithpranuara”, ka thënë Balla.
Balla në deklaratën e tij për mediat ka dhënë detaje dhe në lidhje me përgjimet e Ndragheta-s ku është përfshirë dhe emri i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Ai ka theksuar se eurodeputeti i përfshirë është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka pasur dhe në zyrë.
“Mund t’ju them me bindje të plotë që eurodeputeti është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë. Unë po ju them pyeteni se e ka pasur dhe në zyrë. Në fund të fundit si politikan shqiptar më vjen keq që ju i bini anash, ata që janë përmendur me emër janë në presidencë i keni dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është që antikorrupsioni ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Unë nuk dua të hyj në diskutime”, është shprehur ai.e.su./abcnews.al