ABC ka zbardhur dosjen e plotë të hetimit që çoi pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe dhjetë persona të tjerë. Zbulimi i një tenderi abuzim solli operacionin masiv të SPAK dhe arrestimin e kryebashkiakut.
Megjithatë, në dosjen e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Tushe ka abuzuar më detyrën e tij edhe në drejtime të tjera.
Nga përgjimet e zbardhura mësohet se ai ka lejuar persona të tjerë që të furnizojnë makinën me karburantin e shtetit. Në një nga bisedat e përgjuara, dëgjohet teksa një person që do ikte me pushime dhe merr Fatos Tushen që të furnizojnë makinën.
Sipas akuzës Flamur Peqini me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje në vazhdimësi komunikon me persona të ndryshëm punonjës të një pike karburanti ku me porosi të tij furnizohen me karburant automjete të ndryshme.
Sipas prokurorisë, dyshohet që Flamur Peqini, përveç furnizimit të automjeteve të institucionit ku punon, furnizon dhe automjete të tjera.
Në dosje janë zbardhur përgjimet e Peqinit me Danjel Nushin, administratorin e pikës së karburantit me të cilin është lidhur kontrata. Peqini urdhëron Nushin të furnizojë me karburant shtetas të ndryshëm që nuk janë të punësuar në bashki.
Në këto përgjime del edhe Fatos Tushe dhe nis aksioni për të siguruar karburant për “çunin e shefit”. Sipas dosjes, në datë 05.08. 2020 Fatos Tushe telefonon Flamur Peqinin: “O Mule thuaji çik atij t’i hedhi çunave me tre tetat”.
Më pas Flamur Peqini telefonon Danjel Nushin dhe i thotë: “Po vjen një makinë tjetër aty”
Danjeli i thotë: “Ok të njoftoj sa të vijë dhe sa ti hedhim”.
Flamuri: Ok më thuaj
****
Flamuri: Hidhi asaj me tre teta o burrë i dheut
Danjeli: Okej ja tani në sekonda
Flamuri: Shpejt tani direkt, ajo me tre teta e ke parasysh është çuni i shefit
Pas kësaj telefonate, Fatos Tushe ka telefonuar Flamurin:
Tushe: Janë çunat aty re Mule, nuk i the gjë atij, ai ka thënë jo nuk ka thënë gjë Flamuri.
Në orën 17:11 të datës 05.08.2020 Danjeli telefonon Flamurin dhe i thotë: Kam çunin e shefit këtu
Flamuri: Çunin e shefit? Okej mbushe dhe më ço mesazh sa litra i hodhe.
****
Fatos Tushe telefonohet nga një person i cili e njofton se të nesërmen do të niset me pushime dhe kërkon të mbushë automjetin me naftë.
Personi: Përshëndetje si jeni, si keni qenë mirë
Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit ju mirë
Personi: U pengoj, jeni me pushime besoj
Fatos Tushe: Jo, jo
Personi: Unë nesër në mëngjes do iki me pushime
Fatos Tushe: Ehe ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti
Personi: Epo nesër në mëngjes aty do kaloj unë do të futem në Lushnje aty nga ora 7L30 beson
Fatos Tushe: Epo mirë do të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë Turin…se unë do jem në Karaburun.
****
Një tjetër person prezantohet si djali i Braçes, bëhet fjalë për djalin e Ibrahim Lamit, i cili telefonin Flamur Peqinin se ndodhet tek karburanti dhe do të mbushë makinën.
Djali i Braçes: Mule si kalove, djali i Braçes jam Brigeli
Flamur Peqini: Oooo Brigel si je ti mo…se nuk ta kisha numrin
Djali i Braçes: Jo është i Besit se nuk kam bateri, po më tha babi dhe jam këtu te karburanti
Flamur Peqini: E mirë ma jep çik atë punëtorin
Djali i Braçes: Po ja, (punëtori) o Flamur
Flamur Peqini: Po hedhi, hedhi, mbushe atë dhe më thuaj mua pastaj, po Gesi sa mori oo- Mori 40
Flamur Peqini: E mirë mbushe dhe më thuaj, hajt ma jep atë djalin
Djali i Braçes: Urdhëro Mule
Flamur Peqini: E o mbaro punë dhe ok, ju do rrini apo do ikni si e keni
Djali i Braçes: Jo do ikim se ka Besi ditëlindjen e një shoku të vet dhe do ikim në Tiranë
Flamur Peqini: E mirë të fala bëj babi
Djali i Braçes: Rrofsh vëlla
g.v/abcnews.al