Përgjimet, Bindja Demokratike i bën thirrje ndërkombëtarëve

schedule13:15 - 5 Qershor, 2019

schedule 13:15 - 5 Qershor, 2019

Partia e regjistruar si subjekti i vetëm zgjedhor përballë socialistëve në Shijak, Bindja Demokratike, ka reaguar pas publikimeve të BILD, përmes një njoftimi për media.

“Qeveria të mbajë duart larg nga zgjedhjet”, shkruan Bindja Demokratike, e cila në Shijak ka kandiduar Arben Pohumin, përballë Elton Arbanës të Partisë Socialiste, i implikuar në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD në skemën e manipulimit elektoral të 2017-s.

Por duket se për Bindjen Demokratike, pavarësisht hijeve të rënda të dyshimit që këto përgjime hedhin mbi mënyrën si do të zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, gara mbetet ende e vlefshme, ndaj thirrjen ja drejton ndërkombëtarëve për vigjilencë të shtuar dhe për të trajtuar Qarkun Durrës si zonë me risk të lartë manipulimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!