“Përgjigju publikisht nëse lufton krimin financiar”, Kryemadhi-Ramës: A janë referuar 3 inceneratorët dhe Zoto në Prokurori?

schedule12:34 - 1 Tetor, 2022

schedule 12:34 - 1 Tetor, 2022

Deputetja Monika Kryemadhi i ka kërkuar kryeministrit Rama që të bëjë transparencë lidhur me çështjen e inceneratorëve . Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi pyet Ramën nëse 3 inceneratorët dhe Klodian Zoto janë referuar në Prokurori për evazion fiskal.

Kryemadhi: Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM: A i ka referuar Qeveria Shqiptare 3 inceneratorët dhe Klodian Zoton në prokurori për evazion fiskal ? E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM.  Përgjigju publikisht nëse mundesh…meqënëse lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë.

/Abcnews.al/