Pasi thirrjes nga Tirana që shqiptarët dhe maqedonasit duhet ta shikojnë Serbinë si shtëpinë e tyre të dytë, presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç duket se është i gatshëm të mësojë shqip. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev në Tiranë, Vuçiç është ngacmuar nga një gazetar i Maqedonisë së Veriut. Ky i fundit duke i drejtuar pyetjen për çështjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka thënë se po flet anglisht meqë kështu i drejtuan pyetjet edhe kolegët e tjerë.
Kur e ka marrë fjalën, Vuçiç e ka pyetur nëse dëshiron që t’i përgjigjet serbisht apo anglisht, ndërsa gazetari ia ka kthyer “në shqip”. Vuçiç tha se nuk e di gjuhën por i duhet ta mësojë.
Diskutimi:
Gazetari: Kjo është pyetje për të tre, do preferoja maqedonisht por meqe të gjithë po flasin anglisht atëherë po ua drejtoj pyetjen në anglisht… (vijon me pyetjen pyetjen)
Vuçiç: Doni tju pergjigjem ne aglisht apo serbisht?
Gazetari: Përgjigju në shqip
Vuçiç: Për fat të keq s’e flas dot shqipen do më duhet ta mësoj, më duhet të them se të flasësh për këtë shpejtësi Serbia është 100% mbështetëse për proceset e integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë…. (vijon me përgjigjen).
Vuçiç ka theksuar se nisma “Open Balkan” do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, serbë dhe maqedonas. be.k/abcnews.al