Testi i parë del negativ, ylli i Interit ka si objektiv duelin me Shakhtar

schedule16:55 - 23 Tetor, 2020

schedule 16:55 - 23 Tetor, 2020

Achraf Hakimi është lojtari i fundit që u prek nga koronavirusi tek Interi. Anësori i krahut të djathtë, rezultoi pozitiv dy ditë më parë, nisi menjëherë karantinën dhe humbi duelin e së mërkurës ndaj M’Gladbach në Champions League.

21-vjeçari nga Maroku, një prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Antonio Contes, ka marrë pak çaste më parë përgjigjen e tamponit të kryer ditën e djeshme. Hakimi ka rezultuar negativ sipas njoftimit të klubit zikaltër në Twitter.

“Raketa” e krahut nuk ka asnjë simptomë dhe tani i duhet edhe një tjetër përgjigje negative për t’u shëruar plotësisht. Nëse ndodh, atëherë lojtari mund të kthehet në dispozicion të trajnerit për duelin e mesjavës së ardhshme në Champions kundër Shakhtar Donetsk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!