Përgjigja e Netanyahut ndaj Schumer-it zgjeron përçarjen në marrëdhëniet SHBA-Izrael

schedule10:08 - 18 Mars, 2024

schedule 10:08 - 18 Mars, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po refuzon t’i përkulet thirrjeve të senatorit të lartë amerikan për zgjedhje të reja dhe po kundërshton paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë për një ofensivë të re të mundshme në Gaza, duke zgjeruar një përçarje me demokratët kryesorë në Uashington.

Një kthesë e jashtëzakonshme në marrëdhëniet SHBA-Izrael ditët e fundit po përkon me diplomacinë intensive që synon të sigurojë një armëpushim në luftën e Izraelit me Hamasin dhe lirimin e pengjeve ndërsa konflikti thellon ndarjet e hidhura në politikën amerikane. Por hendeku i besimit dhe i synimeve midis Izraelit dhe Hamasit ka penguar shpresat për një përparim për javë të tëra.

Sfidimi i Netanyahut erdhi tre ditë pasi udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se një qeveri e re izraelite ishte e nevojshme për të rivendosur strategjinë e luftës dhe se Netanyahu ishte një pengesë për paqen. “Është e papërshtatshme të shkosh në një demokraci dhe të përpiqesh të zëvendësosh lidershipin e zgjedhur atje. Kjo është diçka që Izraeli, publiku izraelit e bën vetë, dhe ne nuk jemi një republikë bananeje”, tha Netanyahu.

Pavarësisht qëndrimit të kryeministrit izraelit, ka gjithnjë e më shumë kritika për qasjen e tij në SHBA dhe jashtë saj, në një kohë kur pozicioni i tij mes disa votuesve izraelitë është i brishtë, pesë muaj pas sulmeve terroriste që njollosi markën e tij si garantuesi përfundimtar i sigurisë së vendit.

Mijëra protestues mbushën rrugët e Tel Avivit dhe Jerusalemit të shtunën që lamë pas, në dy grupe të ndara, njëri duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe të tjerët duke kërkuar lirimin e pengjeve në Gaza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!