“Përgjegjësi i dosjes”! Policët e akuzuar për drogën në Vlorë dhe rolet nga shef në patrullë

schedule16:25 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 16:25 - 16 Dhjetor, 2020

Sot para gjykatës së shkallës së parë në Vlorë dolën për verifikimin e masës së sigurisë 32 personat e akuzuar për dosjes e drogës nga 41 në total, nga të cilët 27 u lanë në burg, vetëm njëri arriti që të dilte nga qelia për shkak të infektimit me koronavirus.

Mes të akuzuarve janë edhe gjashtë efektivë policie. Në vendimin specifikohen detyrat që kanë pasur dhe dyshimet, mbi bazën e të cilave janë ngritur akuzat për shpërdorim detyre dhe janë pezulluar. Nga 6 efektivët e akuzuar, 4 janë lënë në detyrim paraqitje, një është në burg dhe njëri është në kërkim.

Artur Veshaj, të cilin gjykata e la lënë në masën detyrim paraqitje ka qenë me detyrë shef i komanduar i krimeve në Himarë dhe personi “përgjegjës për administrimin e dosjes së drejtimit të kultivimit të bimëve narkotike. I dyshuar për shpërdorim detyre” thuhet në vendimin e gjyqtares  Elona Mihali.

Arjan Tase është emri i dytë, i cili po ashtu është pezulluar dhe ndodhet në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ai ka qenë shef komisariati në Himarë. Emri i radhës është Alem Llanaj, punonjës patrulle me të njëjtën masë sigurie, po ashtu edhe Ilir Kadena. Në burg ndodhet David Fakaj punonjës patrulle në Himarë, ndërsa në kërkim është Isa J. punonjës policie, inspektor në Kuç në kërkim.

Gjithashtu në këtë dosje janë ngritur akuza edhe për inspektorë të pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë, por edhe kryetarëve të fshatrave Kuç. Policia e shtetit deklaroi se gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj./ db/Abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!