Përgjaku ceremoninë mortore, arrestohet pas dy ditësh 22 vjeçari

schedule08:37 - 16 Janar, 2023

schedule 08:37 - 16 Janar, 2023

Një 22-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se është autori që përgjaku ceremoninë mortore në Londër, paraditen e 14 janarit. Ngjarja ndodhi jashtë kishës së Shën Aloysius në rrugën Phoenix ku po mbahej ceremonia për 20-vjeçaren Sara Sanchez dhe nënën e saj, Fresia Calderon, të cilat kishin vdekur brenda një muaji.

Policia Metropolitane tha se 22-vjeçari u arrestua teksa udhëtonte me një makinë në Cricklewëood Lane, Barnet, pak para orës 16:00 të dielën. Ai është dërguar në paraburgim.
Ai la të plagosura 3 gra dhe një vajzë të mitur, vetëm 7 vjeçe.

Vajza shtatëvjeçare e plagosur nga sulmi ndodhet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një grua 48-vjeçare është në gjendje kritike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!