Përgjaken rrugët e vendit! 6 aksidente në pak orë, humbin jetën 3 persona

schedule18:12 - 1 Korrik, 2020

schedule 18:12 - 1 Korrik, 2020

6  aksidente me 3 të vdekur e disa të plagosur janë shënuar në disa qytete të vendit.

Në Vlorë humbi jetën një 75 vjeçar. Qemal Lamani lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një mjet tip BMË. Shkak dyshohet të jetë shpejtësia me të cilën lëvizte 35 vjeçari Klaudio Ibrahimi.

Në mesditë një tjetër tjetër këmbësor u përplas për vdekje nga një makinë këtë herë në Rrogozhinë.

Edhe në Kavajë 47-vjeçare ndërroi jetë, pas përplasjes nga mjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj.

Ndërkohë në aksin Bulqizë-Peshkopi nga përplasja e tre makinave, mbetën të plagosur 3 persona. Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Bulqizës.

Edhe në Tiranë, brenda 10 minutash u shënua dy aksidente në Vorë. Mes 4 të plagosurve janë edhe një nënë me foshnjën 2 muajsh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!