Leeds United rikthehet në Premier League pas 16 vitesh. Skuadra e njohur angleze, finaliste e Kupës së Kampioneve në vitin 1975 (humbi 2-0 kundër Bayern Munchen), siguroi matematikisht kalimin në elitë pas humbjes 2-1 të WBA në fushën e Huddersfield.
Djemtë e Slaven Bilic dolën pa pikë nga transferta e sotme, rezultat që gëzoi Huddersfield dhe Leeds United. Ekipi i drejtuar nga Marcelo Bielsa (prej vitit 2018 në stolin e Leeds) zhvilloi një sezon fantastik në Championship, aty ku kryeson me 87 pikë.
Historia e këtij klubi ka një lidhje interesante me Liverpool dhe Coventry City. Në vitin 1964, Liverpool shpallej kampion Anglie, Leeds në divizionin e parë dhe Coventry në të dytin. E njëjta gjë edhe sivjet.
“The Reds” rikthyen titullin në “Anfield” pas 30 viteve (i 19-ti në histori), Leeds fitoi Championship, ndërsa Coventry triumfoi në League One. Festë edhe për Ezgjan Alioskin, shqiptarin nga Prilepi, i cili realizoi pesë gola këtë sezon për skuadrën e Leeds. /abcnews.al
WE ARE BACK!!! @PremierLeague
— Leeds United (@LUFC) July 17, 2020