Po kryhen përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 14 Majit edhe në qarkun e Fierit. Një përfaqësues i KZAZ-së numër 57 tha për ABC News se baza materiale ka ardhur nga KQZ ndërsa pritet që të nisë shumë shpejt edhe shpërndarja e tyre në të gjitha qendrat e votimit deri në orët e pasdites.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se shpërndarja e materilave ka nisur që prej orës 11:00. Ka pasur edhe bashki si ajo e Mallakastrës që do të nisë shpërndarjen e materialeve nga ora 14:00. Numri total i votuesve në këtë qark është 408 231, i dyti në rang vendi sa i takon numrit të zgjedhësve.
167 mijë prej tyre janë në bashkinë e Fierit. Sa i përket qendrave të votimit janë 584 në rang qarku, 224 prej të cilave në Fier./abcnews.al

