Përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Ramën, Veliaj: Krenari të teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm

schedule21:28 - 25 Maj, 2024

schedule 21:28 - 25 Maj, 2024

Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ndodhet në Itali ka publikuar fotot nga përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihesh krenar kjur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.

“Përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Rama me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë! Mbushesh me një krenari të jashtëzakonshme teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm që filluan nga zero e kanë kapur majat”, thekson Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!