Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

schedule09:41 - 12 Shtator, 2025

schedule 09:41 - 12 Shtator, 2025

Gjermania duhet të rrisë forcën e saj ushtarake me 100 mijë ushtarë aktivë nga 62 mijë që ka aktualisht për të arritur objektivat e reja të NATO-s, të vendosura për të përballuar kërcënimin në rritje nga Rusia.

Kreu i Ushtrisë Gjermane, Alfons Mais, shkruan në një letër të datës 2 shtator drejtuar shefit të stafit të mbrojtjes, Carsten Breuer, se “është e domosdoshme që ushtria të jetë mjaftueshëm e përgatitur për luftë deri në vitin 2029 dhe të sigurojë kapacitetet që kërkon NATO.”

Mais thekson se realizimi i këtyre objektivave është i pamundur me numrin aktual të ushtarëve, ku përfshihen edhe 37 mijë ushtarë jo-aktivë.



Gjermania ka filluar tashmë të rrisë angazhimet e saj në Evropën Lindore, duke përfshirë krijimin e një brigade gjermane në Lituani me rreth 5 mijë ushtarë dhe vendosjen e patrullave detare në Baltik për të parandaluar sabotimet nënujore.

Në letër, Mais kërkon rritjen e forcës me rreth 45 mijë ushtarë aktivë deri në 2029-ën, vit në të cilin NATO parashikon se Rusia mund të jetë e aftë për një sulm të madh ndaj aleatëve perëndimorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!