Përgatiti 249 filxhanë çaj në një orë, gruaja fiton rekordin botëror të Guinness

schedule14:10 - 19 Tetor, 2022

schedule 14:10 - 19 Tetor, 2022

Një grua nga Afrika e Jugut theu një rekord botëror Guinness kur përgatiti 249 filxhanë çaj në një orë.

Ingar Valentyn nga Wupperthal zgjodhi çajin ‘rooibos’, një çaj bimor të kuq që vjen nga gjethet e shkurret Aspalathus linearis të Afrikës së Jugut, dhe ua shërbeu filxhanët e saj një grupi studentësh dhe banorësh vendas.

Rekordet Botërore të Guinness vendosën objektivin për rekordin në 150, dhe në fund të përpjekjes së saj Valentyn vlerësoi se ajo kishte bërë rreth 170 filxhan. Numërimi zyrtar rezultoi të ishte 249, zyrtarët thanë se ajo derdhi 250 filxhan, por një nuk ishte mjaftueshëm i plotë për t’u kualifikuar për rekordin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!