Përgatitet pica e parë në botë kundër mushkonjave: A do ta provonit?

schedule14:18 - 7 Korrik, 2023

schedule 14:18 - 7 Korrik, 2023

Vera është sinonim i shijimit të vakteve dhe mbrëmjeve në natyrë ku mund të ndani një picë me miqtë, partnerin ose familjen nën yje.

Është për të ardhur keq që vera është gjithashtu sinonim i një prej insekteve më të bezdisshme në botë: mushkonjat!

Ato gumëzhijnë rreth jush dhe presin momentin e duhur për t’ju pickuar, Po sikur t’ju themi se mund t’i thoni lamtumirë gjithë kësaj dhe të shijoni picën tuaj në paqe?

Sigurisht që për shijen do të duhet të keni një stomak të stërvitur mirë, por këto janë vetëm detaje.

Krediti i shkon zinxhirit kanadez Pizza Pizza për krijimin e picës së parë… që largon mushkonjat.

Përbërësit janë më të fortë

Kjo picë është krejtësisht e ngrënshme. Receta është, siç thamë më parë, pak e fortë dhe përfshin një përzgjedhje të përbërësve të shijshëm (megjithëse pak pikant) si hudhra, domate, speca djegës dhe qepë, të cilat dihet se largojnë mushkonjat.

Ideja, e konceptuar në bashkëpunim me agjencinë Alpha Kilo, erdhi në kohën e duhur, pas kërkimeve që zbuluan se vitet e fundit, nëse nuk e keni vënë re, këto insekte po bëhen më këmbëngulëse.

Nëse në shikim të parë është e qartë se shijimi i kësaj pice kërkon një sasi të caktuar guximi, është gjithsesi një strategji e pazakontë marketingu që ka zënë kryetitujt në rrjetet sociale dhe me siguri do të befasojë dhe intrigojë disa ushqimorë.

Pizza Pizza thotë se beson se të gjithë e meritojnë ta shijojnë picën e tyre pa pengesa, veçanërisht kur janë me pushime dhe duan të sigurohen që mushkonjat të mos prishin planet e fundjavës me familjen dhe miqtë.

Adrian Fuoco, Zëvendës President i Marketingut, shpjegoi: “Fundjavat e gjata janë të rëndësishme dhe kanadezët e dinë se vërshimi i mushkonjave mund të prishë argëtimin. “Buzz Off Pizza” është një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar që të gjithë të kenë një fundjavë të mrekullueshme të mbushur me pica…përveç mushkonjave.

Brian Murray, shefi kreativ i Zulu Alpha Kilo, thotë se ndërsa ka shumë produkte që largojnë natyrshëm mushkonjat, “asnjë prej tyre nuk ka shije aq të mirë“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!