Përfunduan në një ishull të shkretë, si u shpëtuan 3 marinarët nga ushtria

schedule15:04 - 4 Gusht, 2020

schedule 15:04 - 4 Gusht, 2020

Tre marinarë janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në një ishull të shkretë pranë Mikronezisë dhe u shpëtuan pasi kishin shkruar fjalën “Ndihmë” në rërë – me shkronja shumë të mëdha, shkruan yahoo.

Tre burrat përfunduan në ishullin e Pikelot në Mikronezi, në perëndim të Paqësorit. Një vend i shkretë ku rrezikonin të kumbisnin jetën. Ata shkruan “ndihmë” në rërë dhe ndërhyrja e shpejtë me anë të avionëve ushtarakë amerikanë dhe australianë i gjetën dhe i shpëtuan, raporton abcnews.al

Ata ishin zhdukur prej tre ditësh pasi mjeti i tyre lundrues 7 metra i gjatë nuk kishte më karburant dhe ishte larguar shumë. Të tre ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa plagë të rënda.

Autoritetet e Guam, një territor pranë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nisën kërkimet pasi ata nuk kishin mbërritur në destinacionin e tyre. Ishulli ku përfunduan është vetëm 450 metra i gjatë, rreth 190 kilometra në perëndim nga vendi nga i cili ishin nisur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!