Përfundon zyrtarisht votimi në Serbi, në disa qendra votimi ka ende radhë

schedule20:24 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 20:24 - 17 Dhjetor, 2023

Në orën 20:00 janë mbyllur zyrtarisht vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Në disa vende votimi vazhdon ende dhe qytetarët që ndodhen në qendrat e votimit mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Sipas rregullit, mund të votojë kushdo që ka qenë në qendrën e votimit në momentin e mbylljes. Gjithsej 18 parti dhe koalicione janë në garë për të siguruar mbështetjen e rreth 6.5 milionë votuesve.

Në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët, duke garuar me dy lista të ndara “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!