Përfundon Tokio 2020: Dominim absolut i SHBA, Kosova në podin e rekordeve

schedule18:17 - 8 Gusht, 2021

schedule 18:17 - 8 Gusht, 2021

Me një ceremoni të jashtëzakonshme u mbyllën Lojërat Olimpike në Tokio. Ekipi më i suksesshëm për nga numri i medaljeve në kryeqytetin japonez ishte ai amerikan, që ka fituar 113 medalje gjithsej; 39 të arta, 41 të argjendta dhe 33 të bronzta.

Pas saj vjen Kina me 88 medalje në total, ndërsa podium iplotësohet nga organizatorët e Japonisë. Kosova gjendet në vendin e 42-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe të dyja në sportin e xhudos (Distria Krasniqi dhe Nora Kelmendi).

 

Kosova në pozicionin numër 42

Nisur nga numri i banorëve, Kosova ishte ndër tre vendet më të suksesshme në këtë Olimpiadë, së bashku me Xhamajkën dhe Bahamet me dy medalje të arta. Shqipëria nuk mundi të fitojë asnjë medalje në Tokio 2020.

Rezultatin më të mirë e arriti peshëngritësi Briken Calja, i cili arriti vendin e katërt në botë, teksa atletja Luiza Gega u kualifikua në finalen e 3000 metrave me pengesa.

Flamuri olimpik në fund iu dorëzua përfaqësuesve të Francës, ku shpresohet të kemi gara me prezencën e tifozëve. Në vitin 2024 sportistët nga mbarë bota i pret Parisi, ku do të mbahet Olimpiada  e ardhshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!