Përfundon telefonata, për çfarë ranë dakord Putin dhe Macron

schedule18:35 - 20 Shkurt, 2022

schedule 18:35 - 20 Shkurt, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë Vladimir Putin ranë dakord të dielën për “për të mundësuar mbajtjen e një takimi të Grupit Trepalësh së shpejti”, tha Pallati Elysée. Në deklaratën e Elysée thuhet se qëllimi i takimit do të ishte angazhimi nga të gjitha palët për armëpushim.

Grupi Trepalësh i Kontaktit përfshin përfaqësues nga Ukraina, Federata Ruse dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE.

Sipas deklaratës, të dy liderët ranë dakord për nevojën për t’i dhënë përparësi një zgjidhjeje diplomatike të krizës aktuale dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për ta arritur atë, raporton CNN.

Presidenca franceze tha se “punë intensive diplomatike do të kryhet në ditët dhe javët e ardhshme”, me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian dhe homologun e tij rus Sergej Lavrov që do të takohen së shpejti.

“Putin fajëson Ukrainën për ngërçin në negociata, ndërsa presidenti francez i kujtoi se Ukraina nuk do të negociojë drejtpërdrejt me separatistët”, shtoi burimi.

Deklarata shton se Macron dhe Putin kishin marrë “angazhime të forta për të ndërmarrë të gjitha veprimet e dobishme për të shmangur përshkallëzimin, për të zvogëluar rreziqet dhe për të ruajtur paqen”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!