Përfundon takimi i kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi me Bashën

schedule19:11 - 22 Shkurt, 2021

schedule 19:11 - 22 Shkurt, 2021

Ka përfunduar pas dy orësh takimi mes kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për ABC se takimi që ka zgjatur prej 120 duket se është mbyllur me një darkodësi nga ana e dy kryetarëve të cilët do të shkojnë si një koalicion i vetëm opozitar në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Ndërkohë e mërkura është dhe dita e fundit që partitë politike duhet të dorëzojnë listën e koalicioneve në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve.

Takimi është zhvilluar në selinë blu.

Ndërkohë këtë të hënë, në kuadër të bisedimeve për koalicionet e zgjedhjeve të 25 prillit Basha është takuar me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu./abcnews.al