Ka përfunduar pas dy orësh takimi mes kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për ABC se takimi që ka zgjatur prej 120 duket se është mbyllur me një darkodësi nga ana e dy kryetarëve të cilët do të shkojnë si një koalicion i vetëm opozitar në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.
Ndërkohë e mërkura është dhe dita e fundit që partitë politike duhet të dorëzojnë listën e koalicioneve në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve.
Takimi është zhvilluar në selinë blu.
Ndërkohë këtë të hënë, në kuadër të bisedimeve për koalicionet e zgjedhjeve të 25 prillit Basha është takuar me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu./abcnews.al