Përfundon seanca për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gazetari Ermal Vija raporton se Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit të Posaçëm.
Në seancën e sotme Tahiri nuk ka preferuar të flasë dhe ia ka lënë gjithçka avokatit të tij, Maks Haxhia. Ky i fundit, kërkoi prishje e vendimit për shkak të shkeljes së procedurave dhe shqyrtimin e dosjes në gjykatën e Apelit të Posaçëm, por nga një tjetër trupë gjykuese. Vendimi do të jepet në orën 13:00.
Kështu, Gjykata e Lartë duhet të vendosë ose të rikthejë hetimet në pikën zero, ose të rikthejë çështjen në Apel, dhe të gjykohet nga një trupë e re gjyqtarësh.
Po ashtu, Gentian Rumano, avokati i ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe shqyrtim ne Gjykatë të Lartë për pafajësi nëse nuk pranohet kjo kërkesë atëhëre ceshtja tërikthehet për rigjykim në shkallë të parë. g.v/abcnews.al