Ka përfunduar seanca ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023.
Klan Kosova raporton se ekipet mbrojtëse kishin paraqitur disa kërkesa të veçanta.
“Kërkesa e mbrojtjes së Naim Murselit ishte rikonstruimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mbrojtja e Kushtrim Kokallës kërkoi të dëgjohej një dëshmitar shtesë, Tafil Kokalla. Ndërkohë, mbrojtja e Granit Plavës kërkoi një ekzaminim shtesë ndaj tij. Të gjitha këto kërkesa u refuzuan nga trupi gjykues,” tha Latifi.
Latifi raportoi gjithashtu se Naim Murseli para trupit gjykues u betua në fëmijët e tij, duke pohuar se në natën e vrasjes së Liridona Ademajt nuk ishte prezent në veturë.
Ai deklaroi po ashtu se kishte pasur një martesë të lumtur me të ndjerën dhe se nuk kishte ushtruar kurrë dhunë ndaj saj. / abcnews.al /


