Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë, “vuloset” fati i Nismës

schedule13:36 - 24 Nëntor, 2019

schedule 13:36 - 24 Nëntor, 2019

Ka përfunduar rinumërimi i 1508 vendvotimeve me vendim të PZAP-së në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Nga rezultatet e nxjerra pas rinumërimit, Nisma Socialdemokrate deklaron se e ka kaluar pragun Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët e Nismës, të cilët kanë thënë se pas rinumërimit Nisma përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Partia e Fatmir Limajt e ka kaluar pragun për 30 vota.

Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e ardhshme.

Ndërkaq, pritet edhe njoftimi zyrtar i KQZ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!