Ka përfunduar puntata e sotme e spektalit ‘Gladiatori’. Në drejtimin e dy moderatorëve Anna Lika dhe Enis Ujkani, ky emision dhuroi shumë emocione përgjatë mbrëmjes.
Emocione, sfida dhe në fund Euro të fituara, ishin ato çfarë rezervuan dy skuadrat. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë u përballën dy skuadra, ajo e muzikantëve dhe aktorëve, duke u përzgjedhur edhe lojëtarët për në finalen e madhe.
Në garën e parë, çdo raund ishte me nga një minutë. Sfidën e fituan nga djemtë e ekipit të aktorëve.
Në garën e dytë, betejën me shtiza e fituan sërish ata. I njëjti ritëm vazhdoi edhe në garën e tretë, tek arka me thasë ku skuadra grumbulloi në total 700 Euro.
Mirëpo duket se gjërat ndryshuan në garën e katërt, pasi kapja e unazave u fituan nga muzikantët. Ky entuziazëm vazhdoi edhe te gara e fundit, ku në tre raundet për ndezjen e pishtarëve fituan po njëjtën djem, duke çuar në shtëpi plot 300 Euro. l.k/abcnews.al