Përfundon numërimi në bashkitë Patos e Peqin, PS del fituese

schedule22:25 - 26 Prill, 2021

schedule 22:25 - 26 Prill, 2021

Në Bashkitë Patos dhe Peqin është mbyllur procesi i numërimit të votave. Rezulton se të dyja këto bashki i ka fituar Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike. Më konkretisht, në Bashkinë e Patosit rezultati i kutive të votimit është PS me 7,707 vota, PD me 5,112 vota dhe LSI me 1,005 vota.

Ndërsa, në Bashkinë e Peqinit rezultatet janë si vijon: PS ka 6,702 vota, PD ka 5,397 vota dhe LSI 311 vota.

Të pavlefshme janë shpallur të pavlefshme 701 vota. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!