Përfundon me sukses sezoni i “E ardhmja është vajzë”, Ermira Çausholli ndan prapaskenat

schedule11:40 - 14 Korrik, 2021

schedule 11:40 - 14 Korrik, 2021

Ka përfunduar me sukses sezoni i emisionit “E ardhmja është vajzë” në ekranin e ABC.

Drejtuesja e tij, moderatorja Ermira Çausholli ka ndarë në edicionin informartiv të pathënat e emisionit, nga roli i djemve të ftuar deri te historitë që kanë ndarë vajzat.

E shoh me optimizëm te vajzat jo vetëm te katër vajzat e mia, po të gjithë prindërit që kanë vajza kështu e shohin.

Djemtë e ftuar në panelin e ‘E ardhmja është vajzë’ nuk janë të lënë në hije, po janë në atë pozicionin që duhet të rrijë një burrë kur vëmendjen e marrin vajzat dhe është një simbolik që kur vajzat janë të suksesshme edhe burrat janë mirë”.

Çausholli ka theksuar se ky sezon ka pasur shumë gjëra interesante, por sezonin e ardhshëm do të ketë edhe më shumë përkrahje për vajzat që nuk janë të njohura nga publiku.

“Interesante ka pasur plot në mënyrën se kanë rrëfyer janë qasur me publikun. Gjëja interesante është se ky emision nuk i konsumon se ajo mund të vijë përballë një shoqe. Ka vajza që janë të paragjykuara në ekran, por kur vijnë në program nxjerrin anën e tyre më të mirë. Unë nuk do të veçoja dot se secila ka pjesën e saj.

Sezonin e ardhshëm do të kenë një hapësirë të dedikuar të gjitha vajzave që kanë një problem. Ti e the shumë mirë në zhargonin e përditshëm ‘qarje hallesh’. Do të ketë dhe ne do të mundohemi ti ndihmojnë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!