Përfundon me sukses misioni i anijes kozmikë ruse Soyuz në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Pas dështimit të bashkimit të dy ditëve më parë, agjencia Hapësinore amerikane NASA dhe ajo ruse Roscomoss bëjnë të ditur se sot në orën 6 të mëngjesit me orën tonë, në tentativën e dytë gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve, por me ndërhyrjen manulae të komandantit të Stacionit Hapësinor Skvortsov.
Manovra komplekse e parkimit në qiell ka ndodhur teksa stacioni hapësinor fluturonte mbi qiellin e Pekinit. Moduli rus kësaj here në bord të anijes kozmike transportonte edhe robotin humanoid Fyodor.
Roboti i cili tani ndodhet në bordin e Stancionit Ndërkombëtar, duhet të kryejë disa teste të rëndësishme dhe do të ndihmojë astronautët për të zhvilluar eksperimente shkencore. Qëndrimi i tij në orbitë është parashikuar të zgjasë vetëm 14 ditë.
Moduli Soyuz, përveç robotit ka transportuar në ISS edhe 658 kg ushqime dhe pajisje shkencore, ndër të cilat edhe një teleskop i realizuar se fundmi që do të shërbejë për studimin e Tokës me rreze ultraviolet.
Klan Plus