Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar, Kadilli: Basha nuk i dëgjoi kritikat,  jam i vendosur për një PD të pastër

schedule22:42 - 16 Maj, 2021

schedule 22:42 - 16 Maj, 2021

Këshilli Kombëtar i PD miraton unanimisht 13 qershorin për zgjedhjet për kryetar. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli i cili është një zë kundër Lulzim Bashës në PD, është shprehur se në garën për kryetarin e ri të kësaj force politike do të jetë i vendosur t’i shkojë deri në fund.

Kadilli ka theksuar në daljen e tij për mediat se sado e pabarabartë të jetë tashmë gara brenda PD për kryesinë, ai do i qëndrojë deri në fund projektit të tij. Ndwrkohw ka shtuar se Basha nuk ka reflektuar nga zërat kritik brenda partisë.

“Qoftë Kryesia, qoftë Këshilli diskutuan gjatë dhe më përgjegjësi. Zërat kritikë arritën të artikulojnë qartë dorëheqjen e kryetari. Ata nuk u dëgjuan por u arrit të hapej gara. Sido të jetë gara dhe jashtë standardeve. Jam i vendosur deri në fund ti qëndroj projektit për një PD të hapur dhe një PD fitues.. Tu japim shpresë të gjithë shqiptarëve. Do e kemi një PD me të madhe se kryetari. Një PD e shekullit 21 mund të ndryshojë Shqipërinë. Përballë krimit të kemi qytetarin. Sot u flas të gjithë shqiptarëve dhe jam për qytetarin politik. Besimi dhe do ja dalim. Demokracia është e vështirë dhe rrugë për një moment lirie. Është vetëm një brez larg. Jam i vendosur për ti shkuar deri në fund përtëritjes së PD dhe të gjithë.” tha Kadilli.

Vijon…/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!