Përfundon java e 9-të e kampionatit të vajzave, Gramshi dhe Partizani ndahen në barazim

schedule16:36 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 16:36 - 15 Dhjetor, 2024

Laçi – Apolonia ishte sfida përmbyllëse e javës së 9-të në kampionatin e vajzave. Fieraket u rikthyen te fitorja, teksa mposhtën me shifrat 0-12 ekipin e Laçit këtë të diel në “Reshit Rusi”.

Takimi më interesant i javës ishte ai mes Gramshi – Partizani, që u luajt të premten në “Shtëpinë e Futbollit” dhe që përfundoi me barazimin e bardhë 0-0. Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet.

Kinostudio mundi në transfertë Lushnjen me rezultatin 5-0. Kryeqytetaset dominuan lojën, teksa shënuan që në pjesën e parë tre gola ndërsa dy golat e tjerë i realizuan në fraksionin e dytë.

Sfida Tirana – Egnatia është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe do të luhet në një moment tjetër. /FSHF

 Java e 9-të e kampionatit të vajzave

Lushnja – Kinostudio 0-5

Gramshi – Partizani 0-0

Tirana – Egnatia, e shtyrë

Laçi – Apolonia 0-12

Vllaznia – Teuta, e shtyrë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!