Përfundon greva e minatorëve të Trepçës

schedule15:57 - 19 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 19 Nëntor, 2020

Ministria e Ekonomisë dhe e Ambientit në Kosëovë ka konfirmuar se u ka transferuar pagat e muajit tetor punëtorëve të minierës së Trepçës.

Për rrjedhojë janë tërhequr nga greva minatorët e kësaj miniere. Ndërprerjen e grevës e ka konfirmuar për Gazetën Express, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

“Greva ka përfunduar, minatorët kanë dal nga miniera aty ku kanë qëndruar disa, nga dita e mërkurë e disa që nga mëngjesi i ditës së sotme. Greva është ndërprerë pasi që janë informuar se pagat do të ju dalin në xhirollogari. Diku në grevë  kanë qenë rreth 300 punëtor”, tha Osmani. Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça”, u futën në grevë të mërkurën, pasi që nuk kanë marrë pagat e muajit tetor.

Pas kësaj situate të krijuara ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, dha dorëheqje. Pas dorëheqjes se tij në këtë detyrë është emëruar Enes Muzaqi.

Qeveria e Kosovës më 13 nëntor ka konfirmuar se ka ndarë mbi një milion euro për kombinatin metalurgjik “Trepça”, si zgjidhje për t’i tejkaluar problemet financiare, në të cilat ndodhet aktualisht kjo ndërmarrje.

“Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!