Përfundon gjykimi i dosjes, Gjykata e Shkodrës liron anëtarët e grupit Bajri

schedule09:47 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 09:47 - 23 Dhjetor, 2020

Nga Glidona Daci

Të arrestuar me shumë bujë në 22 shtator të 2018-ës, anëtarët e grupit Bajri janë liruar. Pamjet e operacioni të koduar “oaz” u shpërndanë atëherë nga policia. Natyrisht, pjesë e këtij suksesi ishte dhe prokuroria e krimeve të rënda.

Por tashmë të gjithë ata që u shfaqën me pranga, fituan lirinë. Prokuroria e krimeve të rënda ngriti për ta akuza të rënda si: gjobëvënie apo dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie si grup i strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, ndërtime të paligjshme apo dhe paracaktim të rezultateve sportive.

Pas më shumë se një viti, më saktësisht më 7 shkurt të 2020, Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzonte akuzat e rëndë dhe shpalli moskompetencën. Dosja u dërgua për hetim në prokurorinë e Shkodrës. Që nga ky moment, 9 anëtarët e grupit Bajri u hetuan vetëm për armëmbajtje pa leje.

Sipas vendimit të dhënë nga gjykata, anëtarët e grupit bajri e kanë shlyer dënimin me kohën që kanë qëndruar në paraburgim.

Në qeli kanë mbetur vetëm Safet Bajri dhe Ilir Rustemi. Bajri po vuan dënimin me 9 vite burg të dhënë nga autoritet Belge për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Ilir Rustemin. Ai kërkohet nga drejtësia Italiane pasi është i dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga të cilat, I kanë mbetur pa shlyer vetëm 2 vite.

Për kreun e grupit Behar Bajri vazhdojnë hetimet nga organi I akuzës në qytetin veriorë. Ai akuzohet për vrasjen e të fejuarës së tij, Fabiola Bajri në 20 qershor të 2002. Ai është lënë i lirë nën masën detyrim paraqitje, deri në mbyllje të hetimeve.

Grupi Bajri ishte cilësuar nga ish-prokuroria e Krimeve të rënda,  si një nga grupet kriminale më të rrezikshëm që vepronte në Shkodër.

Vendimet

-Deklarimin fajtor të pandehurit Behar Mehmet Rustemi (Bajri, Brajoviq) akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Organizimi i llotarive të palejuara në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 197 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 muaj burg.

Shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masën e sigurimit ndalim për të dalë jashtë vendit.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Jonuz Rustemi akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive për qëllime të fitimit pasuror e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 vite burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurin Safet Jonuz Rustemi akuzuar për kryerjen e veprës penale të mbajtjes së armëve shpërthyese dhe municionit të parashikuar nga nen 278-3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me tre vite burg

-Deklarimin fajtor të pandehurin Safet Jonuz Rustemi akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i llotarive sportive në bashkëpunim dhe dënimin e tij me tre vite burg

Në aplikim të nenit 55 në bashkim të dënimeve, i pandehuri Safet Jonuz Rustemi dënohet me një dënim të vetëm prej 3 e 9 muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimsht me 2 vite e 6 muaj burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit Ilir Jonuzi akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe dënimin e tij me 6 muaj burg.

-Deklarimin fajtor të Ilirr Jonuz Rustemi akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe dënimin e tij me dy vite burgim

Në aplikim të nenit 406 të pandehurit Ilir Jonuz Rustemi i ulet dënimi  me 1/3  duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burg.

-Deklarimin fajtor të Astmer Bilalit akuzuar për veprat penale “Përcaktimi i rezultateve sportive” , “Ndërtim të paligjshëm”. Në bashkim të dënimeve i pandehuri Astmer Bilali dënohet me me 4 vite e 6 muaj burgim. Me uljen e dënimit me 1/3 ai dënohet përfundimisht me 3 vite burgim.

-Deklarimin fajtor të Ismet Skënder Idrizi për veprën penale të “Mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit dhë dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

-Deklarimin fajtor të Emrah Bajram Plaku për veprën penale të “Mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. Në aplikim të uljes së dënimit Plaku dënohet me 2 vite burg.

-Deklarimin fajtor të Sirjan Hasim Alija të akuzuar për veprën penale “organizimi i llotarive sportive dhe dënimin e tij me 3 muaj burgim. Në aplikimi të nenit 406 i ulet 1/3 duke e dënuar përfundimisht me 2 muaj burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardit Xheladin Smajli dhe dënimin e tij me 4 muaj burgim bashkë me uljen prej 1/3 të dënimit. Urdhërohet pezullimi i ezkekutimit me burgim duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë kohore  prej 8 muajsh  që të mos kryejë vepër penale si kjo apo më të rëndë se kjo dhe të mbajë kontakt me shërbimin e provës Shkodër.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Samet Skënder Halluni për kryerjen e veprës penale “Organizimimi i llotarive sportive e kryer në bashkëpunim” dhe dënimin e tij me 3 muaj burgim. Në përfundim i ulet dënimi në 2 muaj burgim.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!