Përfundon stërvitja më e madhe ushtarake e vitit “Albanian Effort 19”. Rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përgjatë shtatë ditëve treguan fuqinë e aleancës më të madhe ushatarako-politike në botë në zonën e Bizës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një video mesazh drejtuar efektivëve vuri në dukje se kjo është stërvitja e parë ku planifikimi dhe mbështetja logjistike u krye tërësisht nga Forcat e Armatosura shqiptare. “Shqipëria u anëtarësua në NATO vetëm 10 vjet më parë. Fakti që vetëm një dekadë më pas, Forcat tona të Armatosura janë shndërruar në një forcë moderne e profesionale, e cila është në gjendje të operojë në standardet e NATO-s është një dëshmi e asaj që e bën Aleancën unike” , shkruan ministrja Xhaçka.
Për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, trupat shqiptare po stërviten së bashku me ato të aleancës dhe vendeve partnere për kryerjen e operacioneve në përgjigje të krizave dhe për një sërë elementësh të rëndësishëm. /ABC News Albania 24/7