Përfundimi i luftës në Ukrainë/ Këshilltarët e Trump: Do të duhen disa muaj për fundin e konfliktit

schedule18:48 - 15 Janar, 2025

schedule 18:48 - 15 Janar, 2025

Këshilltarët e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë thënë se do të duhen të paktën disa muaj për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Dy këshilltarë nga ekipi i Trump i thanë Reuters se deklaratat e tij se do t’i japë fund konfliktit që në ditën e parë në detyrë, janë bërë në rëmujën e fushatës, por administratës së re do t’i duhet kohë për ta zgjidhur këtë çështje.

Aftatet përputhen edhe me komentet e të dërguarit të ardhshëm të Trump për Rusi-Ukrainë, gjeneral-lejtnanti në pension Keith Kellogg, i cili tha në një intervistë me Fox Neës se do të dëshironte të kishte një zgjidhje për luftën brenda 100 ditëve.

Megjithatë, edhe afati i zgjatur i Kellogg është shumë optimist tha John Herbst, një ish-ambasador i SHBA në Ukrainë.

Ndërsa konturet e sakta të një plani paqeje të Trumpit janë ende duke u analizuar, këshilltarët e Trump në përgjithësi mbështesin idenë se nuk duhet të konsiderohet anëtarësimi i Ukrainës në NATO, të paktën jo për një të ardhme të afërt.

Shumica e këshilltarëve të rangut të lartë të Trump janë pro që Ukrainës t’i jepet një garanci sigurie, siç është krijimi i një zone të çmilitarizuar të patrulluar nga trupat evropiane.

Rusia ka dërguar gjithashtu sinjale të përziera në lidhje me një marrëveshje të mundshme paqeje, duke përshëndetur bisedimet e drejtpërdrejta me Trump, por duke hedhur poshtë disa nga idetë e paraqitura nga këshilltarët e tij si të pazbatueshme. Kremlini nuk pranoi të komentojë mbi afatin e ri kohor të ekipit Trump.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!