Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu në një objekt policie në qytetin egjiptian të Ismailia. Si pasojë thuhet se janë lënduar të paktën 38 persona përpara se zjarrfikësit të vinin në kontroll flakët.
#BREAKING #Egypt A massive fire in the Egyptian Ismailia Security Directorate. pic.twitter.com/zDCsZNkmkv
— The National Independent (@NationalIndNews) October 2, 2023
Sipas mediave të huaja, pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin ndërtesën e drejtorisë së sigurisë së qytetit të përfshirë nga flakët. Dy dëshmitarë i thanë Reuters se zjarrfikësit fillimisht dukej se po kishin vështirësi për të shuar zjarrin.
At leats 25 injured after fire breaks out at a police station in Egypt's Ismailia province pic.twitter.com/TrEKn8YNAN
— TRT World Now (@TRTWorldNow) October 2, 2023
Të paktën 38 persona u plagosën në një numër paraprak të viktimave, tha Autoriteti i Ambulancës Egjiptiane. Burimet e mbrojtjes civile thanë se pjesë të ndërtesës ishin shembur nga zjarri.
/abcnews.al