Përfshihet nga flakët shtëpia e të moshuarve të Rusi, 20 të vdekur

schedule07:35 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 07:35 - 24 Dhjetor, 2022

Një shtëpi të moshuarish është përfshirë nga flakët në qytetin siberian të Kemerovës në Rusi, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Njëzet persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve ndërsa gjashtë janë dërguar në spital. Dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Flakët kanë shkatërruar plotësisht katin e dytë të pallatit që dyshohet se funksiononte në mënyrë të paligjshme dhe ku strehoheshin dhjetëra të moshuar. Siç raporton agjencia Reuters duke cituar TASS, shtëpia e të moshuarve në fjalë funksiononte pa licencë.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga autoritetet./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!