Një shtëpi në Patos është përfshirë këtë të enjte nga flakët e zjarrit.
Uniformat blu bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të një banese në lagjen “1 Maji” rreth orës 13:00.
Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz. Janë djegur vetëm orenditë shtëpiake.
Njoftimi i policisë
Fier/ Informacione paraprake
Në orën 13:00, lagjen “1 Maj”, Patos, në katin e dytë të banesës së shtetasi F. G., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.
—-
Në orën 13:10, në kodrat e fshatit Mërgëlliç, Patos, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre e rrezikohen ullishte.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
/abcnews.al./


