Përfshihet nga flakët dyqani ikonik i bizhuterive Tiffany & Co në Nju Jork

schedule18:07 - 29 Qershor, 2023

schedule 18:07 - 29 Qershor, 2023

Një zjarr shpërtheu të enjten në mëngjes në dyqanin ikonik të bizhuterive Tiffany & Co në Manhattan, sipas policisë së Nju Jorkut.

Imazhet që po qarkullojnë në internet tregojnë ekuipazhet e zjarrfikësve të FDNY duke luftuar zjarrin që filloi në bodrum, sipas një zëdhënësi të departamentit të zjarrfikësve.

Zjarri është shkaktuar si pasojë e tensionit të lartë.

Nuk ka të lënduar rëndë, por disa punonjës janë parë duke u dërguar në spital me ambulancë.

Zjarri ka ndodhur rreth orës 9:38 të mëngjesit – pikërisht kur stafi po përgatitej të hapte dyqanin për klientët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!