Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfshihen nga flakët gomat në Fushë Milot, zona mbulohet nga tymi, vështirësi në qarkullim

schedule20:41 - 3 Nëntor, 2025

schedule 20:41 - 3 Nëntor, 2025

Një zjarr përfshiu mbrëmjen e kësaj të hëne një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit, ngjitur me superstradën.

Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin e superstradës Lezhë – Laç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit e Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën për rreth. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.



Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!