Vedat Muriqi, “bomberi” kosovar, është duke kaluar një sezon fantastik me ekipin spanjoll të Mallorca. Golat dhe performanca e tijj, kanë bërë që edhe vlera e kartonit të rritet ndjeshëm.
Deri më dje Muriqi vlente 10 milionë euro, por tani faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’, i ka caktuar vlerën e re prej 15 milionë euro.
28-vjeçari ka shkëlqyer me faenllën e Mallorcas këtë sezon, ku në 25 ndeshje mes La Ligas dhe Copa del Rey, ka realizuar 11 gola e ka asistuar në tre të tjerë.
Megjithatë përkundër se vlera e tij është rritur, kjo nuk është vlera më e lartë që e ka pasur ylli kosovar ndonjëherë nga “Transfermarkt”. Vlera më e lartë e tij ishte në vitin 2020, kur vlerësohej 17 milionë euro.
“Bomberi” kosovar synon që formën e mirë ta shfaq edhe me kombëtaren në ndeshjet e muajit për eliminatoret e EURO 2024./ h.ll/abcnews.al

