Përforcohet Erzeni, firmos me ish-lojtarin e Tiranës dhe Teutës

schedule21:28 - 11 Gusht, 2022

schedule 21:28 - 11 Gusht, 2022

Erzeni ka bërë një tjetër afrim, këtë herë në repartin e sulmit. Me shijakasit ka nënshkruar sulmuesi anësor, Florian Kadriu.

Ai nuk është i panjohur në Superiore, pasi verën e vitit 2015 nënshkroi me Tiranën dhe luajti pesë ndeshje, për t’u huazuar më pas për 6 muaj te Teuta.

Kadriu më pas kaloi te Shkupi dhe në vazhdim ka veshur fanellat e Rabotnickit, Renovës, Strugës vjet dhe Sabail në Azerbajxhan. / abcnews.al