Përforcimi i parë i Milanit, dhuratë tifozëve për 120-vjetorin e klubit

schedule14:41 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 14:41 - 1 Dhjetor, 2019

Milan feston 120-vjetorin e krijimit me datë 16 dhjetor. Një ndër klubet më të mëdha të historisë së futbollit ka vendosur t’u dhurojë një surprizë të bukur tifozëve në ditëlindjen e radhës. Dhurata quhet Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez pritet të vijojë karrierën te kuqezinjtë, të cilët po kalojnë në moment të vështirë dhe kanë nevojë për një lojtar me eksperiencë, një lider dhe dikë që është në gjendje për të dërguar topin në rrjetë.

Zlatan Ibrahimovic

Corriere dello Sport raporton se akordi do të zyrtarizohet me datë 15 dhjetor, një ditë përpara ditëlindjes së klubit të “Djallit”. 38-vjeçari do të firmosë një kontratë 1.5 vjeçare, teksa mbetet ende për t’u arritur marrëveshja për aspektin ekonomik.

Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe tifozët e Milanit presin rikthimin e gjigantit nordik, i cili vazhdon të mbetet një ndër sulmuesit më të mëdhenj në planet, pavarësisht 38 viteve që mban mbi supe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!